Pyetje dhe përgjigje

Cila është mënyra më e sigurt për mua?

Hyni me një llogari në Google që ka të aktivizuar verifikimin me dy faktorë.

Ku ruhen të dhënat? A janë të sigurta?

Hourglass i ruan të dhënat tuaja në një infrastrukturë të sigurt me sisteme të tepërta dhe enkriptim të fortë. Masat e rrepta të sigurisë dhe monitorimi i vazhdueshëm ndihmojnë në sigurimin që të dhënat tuaja të mbeten të mbrojtura. Përveç kësaj, enkriptimi E2E mund të aktivizohet për siguri më të madhe. Ju lutemi konsultohuni me udhëzimet e dhëna nga zyra juaj lokale e degës për t'u siguruar që përdorimi juaj i Hourglass është në përputhje me standardet.

A janë zhvilluesit dhe mirëmbajtësit e Hourglass Dëshmitarë të Jehovait?

Po. Hourglass u krijua nga vëllezër që duan të kujdesen me zell për detyrat e tyre duke përdorur teknologjinë moderne.

Sa kushton përdorimi i Hourglass?

Ndryshe nga disa programe të cilat janë krijuar për kongregacionet, Hourglass nuk vepron si biznes fitimprurës.

Asnjë pagesë nuk kërkohet për të përdorur Hourglass, gjithsesi ka një kosto çdo muaj për të qenë i disponueshëm. Dhurimet vlerësohen shumë.

A është Hourglass në përputhje me ligjet për mbrojtjen e të dhënave në vendin tim (p.sh. LNPD)?

Po, Hourglass është në përputhje me GDPR-në dhe ligje të ngjashme për privatësinë në vende të tjera. Politika e privatësisë, kushtet e përdorimit dhe Marëveshja Mbarëbotërore e Përpunimit të të Dhënave e cila gjendet në hourglass-app.com, ofron detaje të mëtejshme. Vendndodhjet gjeografike të ruajtjes së të dhënave dhe çdo transferim mes tyre mbrohen nga masa të përshtatshme sigurie, përfshirë Klauzolat Standarde Kontraktuale.

A mund të ndihmoj për të përkthyer Hourglass në një gjuhë tjetër?

Nëse dëshironi të ndihmoni me përkthimin, ju lutemi na kontaktoni duke përdorur informacionin më poshtë.

DPSM

Sa kushton?

Nuk ka pagesë. Të gjitha shpenzimet mbulohen nga dhurime vullnetare.

Kush mund të regjistrohet?

Edhe pse nuk ka kufizime se kush mund të regjistrohet aktualisht, ju lutemi vini re sa vijon:

  • Qëllimi i këtij mjeti është të mbështesë përpjekjet për Dëshminë Publike Speciale në Metropol në territore të ndryshme të degëve të Dëshmitarëve të Jehovait anembanë botës.
  • Mund të regjistrohen edhe përpjekje të ngjashme që nuk sponsorizohen nga zyra e degës lokale.
  • Lejohet vetëm një regjistrim për qytet.
  • Kongregacionet që duan të organizojnë punën e tyre lokale për dëshminë publike duhet të përdorin një llogari kongregacioni dhe të mos regjistrohen për një llogari DPSM.
A duhet që kongregacionet ku bëjnë pjesë lajmëtarët të përdorin Hourglass?

Jo

Po sikur një lajmëtar të ketë tashmë një llogari në një kongregacion?

Ata duhet të vazhdojnë të përdorin llogarinë e tyre. Ata do të shohin një ftesë për t'ju bashkuar zonës së DPSM.

A mund të ketë një lajmëtar llogari në më shumë se një zonë të DPSM njëkohësisht?

Jo, një lajmëtar mund të lidhet vetëm me një zonë për DPSM në të njëjtën kohë. Pranimi i një ftese për në një zonë tjetër do ta zhvendosë lajmëtarin në atë zonë.

A mund të shtohen vizitorët në program?

Atyre duhet t'u jepet një llogari si çdo lajmëtari tjetër. Nëse janë të lidhur me një zonë tjetër të DPSM, ata duhet të pranojnë ftesën tuaj për t'u zhvendosur në zonën tuaj dhe më pas të pranojnë një ftesë të re për zonën e tyre të mëparshme kur të kthehen në shtëpitë e tyre.