Pyetje dhe përgjigje
Cila është mënyra më e sigurt për mua?
Hyni me një llogari në Google që ka të aktivizuar verifikimin me dy faktorë.
A përdor Hourglass shërbimet e ruajtjes online të të dhënave (Dropbox, Google Drive, OneDrive, etj.) për të ruajtur të dhënat e kongregacionit tim?
Jo, Hourglass nuk përdor shërbimet online e ruajtjes së të dhënave për të ruajtur të dhënat tuaja.
A janë zhvilluesit dhe mirëmbajtësit e Hourglass Dëshmitarë të Jehovait?
Po. Hourglass u krijua nga vëllezër që duan të kujdesen me zell për detyrat e tyre duke përdorur teknologjinë moderne.
Sa kushton përdorimi i Hourglass?
Ndryshe nga disa programe të krijuara për kongregacione, Hourglass nuk drejtohet si një tregtar fitimprurës.
Nuk nevojitet asnjë pagesë për të përdorur Hourglass, por ka një kosto çdo muaj që ai të jetë i disponueshëm. Dhurimet vlerësohen shumë.
A mund të ndihmoj për të përkthyer Hourglass në një gjuhë tjetër?
Nëse keni nevojë për ndihmë me përkthimin, ju lutemi na kontaktoni duke përdorur informacionet e mëposhtme.